ZYRTARE/ Shtyhet një tjetër sfidë europiane, shkak bëhet vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II
Sfida e Ligës së Europës midis Arsenalit dhe PSV Aindhovenit, e cila ishte programuar të luhej të enjten e 15 shtatorit, është shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator.
Duke parë që Mbretëria e Bashkuar do të mbajë disa ditë zi për Madhërinë e Saj dhe do të ketë shumë pak policë për të ruajtur rendin në stadium, sfida që ishte projektuar në Londër do të zhvillohet në një datë tjetër, e cila mbetet ende e papërcaktuar.
Kjo është ndeshja e dytë europiane që është shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, pas asaj midis Rejnxhërsit dhe Napolit, ndërsa për rikthimin e Premier Ligës, ende nuk ka asnjë datë zyrtare.
PANORAMASPORT.AL
