ZYRTARE/ “Shqiptari që udhëtoi nga Greqia për të na ndihmuar”, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet në Portugali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 21:54

ZYRTARE/ “Shqiptari që udhëtoi nga Greqia për të na ndihmuar”, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet në Portugali

“Shqiptari që udhëtoi nga Greqia dhe që do të ndihmojë Vila Nova”. Kjo ka qenë mënyra se si klubi i Famalikao në Portugali ka prezantuar Enea Mihajn si blerjen më të re të skuadrës së Superligës portugeze.

mihaj

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka mbyllur kontratën me klubin e PAOK dhe ka nisur kësisoj një aventurë të re në karrierën e tij, duke u larguar nga Greqia për të provuar kampionatin portugez. Ai është prezantuar sot me ekipin e Famalikao, ku ka nënshkruar deri në vitin 2025 me këtë skuadër.

“Vij me ambicie të mëdha në një klub si Famalikao dhe shpresoj të jem në gjendje të ndihmoj klubin për të arritur objektivat. Unë do të luaj në një kampionat tjetër dhe shpresoj të përshtatem shpejt që të bëhem një element i rëndësishëm brenda grupit. Kam parë ndeshje të Famalikao dhe më kënaq fakti që shoh stadiumin plot dhe pasionin që tregojnë tifozët”, theksoi mbrojtësi 24-vjeçar, i cili është një emër i rregullt në grumbullimet e trajnerit Edi Reja dhe aktivizimi i rregullt në Portugali mund ta ndihmojë të fitojë më shumë hapësira edhe në radhët e kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"