ZYRTARE/ Shpëtim Duro prezantohet te Drita, nis aventurën në Superligën kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 16:48

ZYRTARE/ Shpëtim Duro prezantohet te Drita, nis aventurën në Superligën kosovare

Siç e lajmëroi edhe Panorama Sport ditën e djeshme, Shpëtim Duro nga sot është zyrtarisht trajneri i ri i Dritës në Kosovë. Klubi kampion në Superligë sezonin e kaluar, prezantoi ditën e sotme Duron.

shpetim duro drita

Në një postim në Facebook, klubi shprehet se i njeh mirë aftësitë e trajnerit dhe, së bashku do të arrijnë objektivat e këtij sezoni, që nuk është se ka nisur aspak mirë për ta. Shpëtim Duro zëvendëson kështu Bekim Isufin që dha dorëheqjen, trajnerin që edhe e shpall kampion sezonin e kaluar, ndërkohë që në këtë fillim sezoni, Drita ka marrë 4 humbje dhe vetëm 1 fitore, në 5 takimet e para.

POSTIMI I DRITËS NË FACEBOOK

Mirë se vini profesor!

Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro.

Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi.

Na priftë e mbara!

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"