ZYRTARE/ Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit, ja komunikata e klubit kurbinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 17:32

ZYRTARE/ Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit, ja komunikata e klubit kurbinas

Rrugët e Laçit dhe Shpëtim Duros janë ndarë përfundimisht. Trajneri 62-vjeçar largohet nga drejtimi i kurbinasve pas një eksperience prej 9 muajsh.

SHPETIM DURO

Duro udhëhoqi Laçin drejt luftës për titullin kampion deri në javën e fundit të kampionatit dhe gjithashtu arriti të dërgonte kurbinasit deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës duke hyrë në histori të klubit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Laçit me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” dukë falënderuar Duron për punën e bërë gjatë këtyre muajve.

Postimi i Laçit

hpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës sonë.

Pas një vere emocionuese për të gjithë, kemi vetëm fjalë të mirë për Duron për punën e bërë në krye të ekipit dhe gjithçka tjetër.

I urojmë sukses në vazhdim dhe i falënderojmë për çdo ditë të punës së tyre në krye të skuadrës tonë, punë e bërë për rritjen e ekipit dhe arritjen e objektivave. Faleminderit profesor Duro!


View this post on Instagram

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"