ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka afron lojtarin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 11:12

ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka afron lojtarin e radhës

Shkëndija e Tetovës e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, nuk di të ndalet në mërkato dhe kështu ka zyrtarizuar një tjetër lojtar. Klubi ka bërë me dije se Aldair Sapalo Amaro Neto, është afrimi i radhës për ekipin.

Aldair-Neto-Shkendija192016-1024x1024

Sulmuesi 25-vjeçar me pasaportë portugeze, ka firmosur një kontratë 6 muajore me Shkëndijën, me opsion dy vite të tjera, në varësi të përformancës së tij.  Aldair Neto ishte pjesë e kampit një javor të organizuar nga Shkëndija në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pas përfundimit të gjysmësezonit të parë. Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për t’u bashkuar me skuadrën.

“Është nderë për mua dhe shpresoj të paraqitem mirë këtu. Besoj në gjëra pozitive dhe për këtë dua të falemenderoj klubin dhe presidencën për besimin e shfaqur ndaj meje. Isha këtu në prova për një javë, mendoj kam ushtruar dhe luajtur me lojtarë të rinjë 18-20 vjeç. Gjërat shkuan mirë dhe ja ku jam. Mua më pëlqen mënyra si luan skuadra, e dij se bëhet fjalë për klub të madh. Ditën e parë që kam ardhur në Maqedoni kam ndjekur ndeshjen kundër Vardarit dhe kam parë se kemi ekip shumë të mirë. Mendoj se kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për mua”, shprehet lojtari për faqen zyrtare të klubit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"