ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës godet në merkato, prezantohet sulmuesi që kushtoi 70 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 23:47

ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës godet në merkato, prezantohet sulmuesi që kushtoi 70 mijë euro

Shkëndija e Tetovës ka nënshkruar me një nga 5 lojtarët më të mirë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për sulmuesi maqedonas, Ljupçe Doriev.

doriev

Pikërisht për këtë goditje në merkato Shkëndija duhet të falënderojë Lorik Canën, i cili bindi Goran Pandevin të linte të lirë sulmuesin e Akademija Pandev.

Në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se afrimi i sulmuesit i ka kushtuar Shkëndijës 70mijë euro, teksa bëhet fjalë për një lojtar me të ardhme premtuese. Doriev është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari më i ri i tetovarëve dhe është prezantuar në ambientet e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"