ZYRTARE! Shkëndija bën lëvizje të shumta në merkato, largohet ish-mbrojtësi i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 16:28

ZYRTARE! Shkëndija bën lëvizje të shumta në merkato, largohet ish-mbrojtësi i Partizanit

Shkëndija e Tetovës e mbylli sezonin në vendin e tretë në kampionat dhe mungesa e titullit kampion për të dytin vit radhazi ka bërë që lëvizjet në klub të jenë të shumta. Së fundmi, nga kuqezinjtë është larguar edhe mbrojtësi 29-vjeçar Mevlan Murati.

MEVLAN-MURATI-SHKENDIJA-2023-TERMINATION

Ish-mbrojtësi i Partizanit në sezonin 2013-2014 ka mbyllur një aventurë të gjatë me skuadrën nga Tetova, duke u larguar pasi ka luajtur në 9 sezone me kuqezinjtë. Në total, ai ka arritur të fitojë edhe 5 trofe, nga të cilët 3 tituj kampion, një Kupë dhe një Superkupë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“Fundi i sezonit të kaluar solli skadimin e kontratës së Mevlan Muratit dhe KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen.

KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Mevlan Muratin, futbollist që mbrojti ngjyrat e klubit tonë për nëntë sezone. Ai doli nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe mbetet pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit tonë.

Mevlan Murati fitoi 5 tituj me Shkëndijën: 3 tituj kampion më LPFMV, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.

Kontributi dhe sjellja shembullore e Mevlan Muratit do të vlerësohet gjithmonë në klub. Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"