ZYRTARE/ Shkarkohet Starova, klubi i Feronikelit: Ne jemi për titull, ja pse e hoqëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 16:21

ZYRTARE/ Shkarkohet Starova, klubi i Feronikelit: Ne jemi për titull, ja pse e hoqëm

Tashmë është zyrtare. Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Feronikelit në Kosovë, bën me dije se Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i skuadrës. Siç shkruajnë mitrovicasit, arsyeja e largimit të “Bobit” nga pankina, ka të bëjë me rezultatet e dobëta të treguara gjatë kohës që ka qenë në drejtim të klubit.

starova ferronikelio

Feronikeli e bën të qartë, se ka si objektiv luftën për titull kampion, dhe për këtë arsye, i duhet të eliminojë çdo dyshim që mund të vështirësojë luftën për titull. Më poshtë, postimi i plotë i klubit.

KF Feronikeli shkarkon trajnerin Sulejman Starova

KF Feronikeli njofton që trajneri i deritanishëm, Sulejman Starova, nuk do të mbajë më këtë pozitë, pasi kryesia e klubit ka marrë vendim për shkarkimin e tij.
Arsyeja e largimit të tij janë rezultatet e dobëta të treguara përgjatë kohës sa ishte duke udhëhequr me klubin.\

Në interes të klubit tonë është që të luftojmë për titull dhe të jemi konkurrentë të denjë për të gjitha skuadrat e Superligës, ashtu siç kemi qenë vite me radhë, andaj duhet eliminuar çdo dyshim që mund të na vështirësojë luftën tonë për titull.

Ne e falënderojmë ish-trajnerin e skuadrës sonë, Sulejman Starova, për kontributin e tij të dhënë përgjatë këtyre muajve.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"