ZYRTARE/ Shihej si talent premtues te Milani, sulmuesi 22-vjeçar transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:59

ZYRTARE/ Shihej si talent premtues te Milani, sulmuesi 22-vjeçar transferohet te skuadra e…

Tashmë është zyrtare, Jens Piter Hauge është transferuar përfundimisht te skuadra e Frankfurtit.

hauge

Sulmuesi norvegjez ishte i huazuar te ekipi gjerman sezonin e kaluar dhe do të vijojë ende bashkëpunimin me Frankfurtin.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Milani me një komunikatë në sajtin e saj.

Hauge shkëlqeu me paraqitjet e tij përpara dy sezonesh me kuqezinjtë, por drejtuesit e “Djallit” vendosën ta largonin që 22-vjeçari të kishte më shumë minuta.

Gjatë sezonit që përfundoi, Hauge me fanellën e Frankfurtit në Bundesligë u aktivizua gjithsej në 26 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"