ZYRTARE/ Sheikët e Njukasëllit me “dorë të hekurt”, largojnë nga detyra trajnerin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 14:37

ZYRTARE/ Sheikët e Njukasëllit me “dorë të hekurt”, largojnë nga detyra trajnerin e njohur

Sheikët arab të klubit të Njukasëllit e kanë nisur menjëherë me “dorë të hekurt” teksa kanë larguar në mënyrë konsensuale nga detyra e trajnerit, Stiv Brusin.

STIV BRUS

Fatale për trajnerin e njohur britanik janë rezultatet negative dhe renditja e skuadrës në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve.

Lajmin e largimit të Stiv Brus në pankinën e Njukasëllit e ka bërë vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku njoftojnë se pasuesi i tij i përkohshëm do të jetë Grem Xhons duke filluar që nga ndeshja e Premier Ligës të së shtunës ndaj Kristal Palasit në transfertë.

Më parë tekniku 60-vjeçar ka qenë pjesë edhe e ekipeve si: Aston Vila, Hull Siti, Uigan, Birmingam dhe Kristal Palas.

Nuk mungojnë kandidatët për pankinën e skuadrës së Njukasëllit teksa shumë pranë ishte dhe Antonio Konte i cili ndodhet pa klub që pas largimit nga Interi në maj të këtij viti.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"