ZYRTARE/ Shaqiri dhe Xhaka sfidojnë Kosovën në muajin mars, ja axhenda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 17:52

ZYRTARE/ Shaqiri dhe Xhaka sfidojnë Kosovën në muajin mars, ja axhenda

Kosova do të përballet me Zvicrën në një takim miqësor që të do të zhvillohet me 29 mars të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga kombëtarja helvete nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare te “Twitterit”.

xhaka-shaqiri

Në muajin mars, Zvicra do të përballet edhe me Anglinë. Takimi me “3 Luanët” do të luhet më 26 mars. Për sa i përket përballjes ndaj dardanëve, ajo do të zhvillohet në stadiumin e Zyrihut.

Një duel special ky, duke pasur parasysh faktin, se Zvicra, ka në përbërje një numër të konsiderueshëm futbollistësh me origjinë shqiptare. E gjithë vëmendja do të jetë padyshim te Shaqiri dhe Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"