ZYRTARE/ Sane është bavarez, prezantim me gafë te Bajerni. Mësoni detajet e marrëveshjes dhe kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 9:51

ZYRTARE/ Sane është bavarez, prezantim me gafë te Bajerni. Mësoni detajet e marrëveshjes dhe kontratës

Ndoshta, emocioni që ka shoqëruar afrimin e një goditjeje që deri tani mund të quhet pa frikë blerja e verës, ka kapluar edhe punonjësit e mirëmbajtjes së uebsajtit të Bajernit të Mynihut. Pavarësisht se zbarkimi i Leroi Sanesë në Gjermani ishte zyrtarizuar që të mërkurën në mbrëmje, dita e djeshme ishte e gjitha për kryerjen e vizitave mjekësore dhe firmosjen e kontratave me futbollistin dhe klubin e Mançester Sitit, por ja tek vjen një gabim që mund të ishte shmangur.sane

Drejtuesit e Bajernit të Mynihut e kishin parashikuar për ditën e sotme zyrtarizimin e lojtarit, të shoqëruar edhe me fotot e çastit që shoqërojnë përherë prezantimin, por gjithçka është zbuluar pa dashur që dje, në Arabinë e largët. Po, pikërisht kështu, sepse punonjësit e uebsajtit bavarez, pa dashur i kanë hedhur të gjitha fotot e Sanesë me bluzën e Bajernit, momentin e firmosjes së kontratës dhe pozimin me drejtuesit e lartë të klubit në versionin arab të faqes zyrtare, “FC Bayern.de/ar”.

Dhe në këtë mënyrë, e gjithë surpriza e planifikuar për ditën e sotme është paraprirë 24 orë përpara, ndonëse fotot në fjalë janë zhdukur menjëherë më pas. Por detaji në fjalë nuk mungoi që të shpërndahej me shpejtësi nga shumë faqe arabe, por as prestigjiozes “Bild” nuk i shpëtoi ky detaj, duke shpërndarë menjëherë edhe faksimilet e daljes së fotove.leroi sane

FALJE MANÇESTER SITIT

Publikimi i gabuar i fotove nuk ishte aq tragjik se marrëveshja nuk ishte mbyllur, por gjithçka duhej të publikohej pasi Mançester Siti të luante me Liverpulin, jo përpara se “Qytetarët” të zbrisnin në fushë dhe të vinte zyrtarizimi edhe nga ana e anglezëve për këtë marrëveshje të firmosur. Prandaj, pas këtij gabimi, klubi i Bajernit të Mynihut i ka kërkuar falje publike Mançester Sitit për këtë gabim, ndonëse sot ka ardhur edhe zyrtarizimi për Leroi Sanenë. Shifrat janë ato që diheshin nga të gjithë: 50 milionë euro për kartonin dhe 17 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme anësorit ofensiv 24-vjeçar.

SANE LEROI

NGA MJEKU TE… VERA

Për Leroi Sanenë, pas vizitave të para dhe të shkurtra të kryera të mërkurën në mbrëmje, mëngjesin e djeshëm ka qenë etapa kryesore, duke qenë se anësori i ardhur nga Mançester Siti iu nënshtrua një kontrolli shumë të imtësishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"