Zyrtare / Rusia mund të marrë pjesë në Olimpiadën e Rios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 16:50

Zyrtare / Rusia mund të marrë pjesë në Olimpiadën e Rios

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur që të mos aplikojë dënimin kolektiv për pjesëmarrjen e Rusisë në Rio 2016. Vendimi është marrë pas një mbledhje emergjence të Komiteti Ekzekutiv të kësaj organizate, i cili po shqyrtonte raportin që u përpilua nga WADA.

4066

Raporti në fjalë detajonte se si sportistët rusë i ishin nënshtruar një programi të mirëfilltë dopingu disavjeçar, të organizuar nga Ministria e Sporteve dhe me përfshirjen e shërbimeve sekrete kur ishte e nevojshme. Por kjo nuk ka mjaftuar për të përjashtuar Rusinë.

IOC bëri të ditur sot se atletët rusë mund të merrnin pjesë në aktivitet nëse ata do të plotësonin disa kritere shumë strikte, por një gjë e tillë nuk do t’iu lejohej asnjë prej atletëve të cilët kishin pasur një dënim për doping në të kaluarën.

2,w=985,c=0.bild

Gjithsesi, Federatave Ndërkombëtare iu dha e drejta që të përjashtojnë Rusinë individualisht nëse e shohin të arsyeshme, ashtu siç bëri Federata Ndërkombëtare e Atletikës e cila la jashtë Rio 2016 të gjithë delegacionin e atletëve rusë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"