ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur”, Dinamo mbetet pa trajner. Kamarata: Dua të falenderoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 22:32

ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur”, Dinamo mbetet pa trajner. Kamarata: Dua të falenderoj…

Dinamo mbetet pa trajner kur po afron fundi i vitit 2020. Tekniku italian Fabricio Kamarata dha lajmin e “divorcit” me 18-herë kampionët e Shqipërisë në rrjetet sociale. 45-vjeçari dha lajmin në rrjetet sociale duke shprehur mirënjohjen klubit dinamovit dhe futbollistëve për 13 muajt e bashkëpunimit.
KAMARATA
Mesazhi i Fabricio Kamaratës

Ndonjëherë disa gjëra të papritura ndodhin në futboll për të marrë vendime të caktuara. Mbyll mandatin tim si trajner i Dinamos.

Dua të falenderoj Dinamon dhe në veçanti presidentin Pontreli që më dha mundësinë të jem trajner i një klubi kaq të rëndësishëm.
Gjithashtu falenderoj administratorin e klubit, Ermal Barushin, për të gjithë punën e bërë; të gjithë futbollistët që kam stërvitur, sepse kanë qenë profesionistë të vërtetë dhe u uroj më të mirat në karrierë. 

I falenderoj dhe tifozët Dinamos që na kanë mbështetur gjithmonë dhe meritojnë më tepër.

Këto 13 muaj kanë qenë të rëndësishme për mua, sepse fillimisht garantuam qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa sot jemi ‘kampionë të dimrit’ dhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Dinamo do ta kujtoj gjithmonë dhe do të jem tifoz i saj duke shpresuar t’ju shoh sa më shpejt në Kategorinë Superiore.

Faleminderit për gjithçka!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"