Zyrtare: Roben – Bajern, edhe një vit bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2017 | 18:53

Zyrtare: Roben – Bajern, edhe një vit bashkë

Arjen Roben do të luajë edhe një tjetër sezon me Bajernin e Mynihut. Klubi bavarez zyrtarizoi sot rinovimin e kontratës së holandezit deri më 30 qershor 2018.

Roben - Rumenige rinovimi

“Jam shumë i lumtur që do të luaj edhe një vit për Bajernin. Ky është një ndër klubet më të mëdha në botë dhe Mynihu është bërë si shtëpi e dytë për mua e familjen time. Dua të vazhdoj të luaj në nivelet më të marta dhe të fitoj sa më shumë trofe të mundem”, deklaroi 32-vjeçari pas hedhjes së firmës në marrëveshjen e re.

I kënaqur u shpreh edhe drejtori i klubit bavarez, karl-Hajnc Rumenige: “Arjeni është ndër lojtarët më të mirë në pozicionin e tij. Ai luan me ne prej gati tetë vitesh dhe është bërë pjesë e rëndësishme e klubit në këtë kohë. Jemi të kënaqur që do ta mbajë veshur fanellën e Bajernit edhe për një vit tjetër”.

Roben Bajern rinovimi

Roben iu bashkua skuadrës nga Mynihu nga Reali i Madridit në verën e 2009-s dhe gjatë këtyre viteve ka fituar pesë tituj në Bundesligë, katër Kupa të Gjermanisë, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Deri tani ai ka shënuar 82 gola në 152 ndeshje në Bundesligë, 14 në 23 takime në Kupë dhe 21 gola në 53 ndeshje në Champions. Më i rëndësishmi prej tyre mbetet ai që i dha Bajernit fitoren 2-1 në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Borusia Dortmundit në vitin 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"