ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, Egnatia firmos me 24-vjeçarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2021 | 13:40

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, Egnatia firmos me 24-vjeçarin

Pas disa largimeve Egnatia ka filluar që të kryejë merkato në hyrje.

HASANBELLI

Klubi rrogozhinas ka firmosur sërish me portierin Klevis Hasanbelli i cili rikthehet në shtëpi 6 muaj pas largimit të tij në drejtim të ekipit të Pogradecit. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Egnatias me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS –

Njoftim

Mirë se rikthehesh në skuadër Klevis Hasanbelli.

KF Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj me portierin Klevis Hasanbelli, i cili do të jetë pjesë e Egnatias.

Hasanbelli rikthehet në skuadër pas 6 muajsh ku ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë.

Portieri ishte pjese e skuadrës në rrugëtimin e suksesshme e rikthimit në Superligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"