Zyrtare, Renault rikthehet në Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2015 | 20:07

Zyrtare, Renault rikthehet në Formula 1

renalutNë Botërorin e 2016-ës në Formula 1 do të jetë Renault. Pas zërave gjithnjë e më këmbëngulëse, të enjten në mbrëmje kompania historike franceze ka zyrtarizuar blerjen e Lotusit dhe rikthimin e saj në cirkuit.

Lajmi është bërë publik nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” dhe pastaj me një deklaratë.

“Detajet përfundimtare, të marra nga aksionerët kryesorë në F1, na kanë dhënë besimin për ta pranuar këtë sfidë të re”, u shpreh Karlos Gosn, administratori i deleguar i grupit transaplin. Pas pesë vitesh mungesë, Renault rikthehet në Formula 1 si protagonist, duke konfirmuar letrën e muajit shtator për të blerë Lotusin e përfshirë në probleme të mëdha ekonomike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"