ZYRTARE/ Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën për Zvicrën, sulmuesi 22-vjeçar huazohet te skuadra e Bundesligës gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 14:06

ZYRTARE/ Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën për Zvicrën, sulmuesi 22-vjeçar huazohet te skuadra e Bundesligës gjermane

Futbollisti me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, do të vijojë karrierën te skuadra e Augsburgut në Bundesligën gjermane, lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Zeqiri ka kaluar në formë huazimi te Augsburgu, nga skuadra e Brajtonit, që disponon kartonin e 22-vjeçarit.

3113

Sulmuesi refuzoi Shqipërinë dhe Zvicrën zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën, teksa sezonin e kaluar u transferua nga Lausane te Brajtoni.

fc-augsburg

Me skuadrën e Premier Ligës, Zeqiri numëron vetëm 9 paraqitje, pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Futbollisti me origjinë shqiptare, do të nisë tashmë një eksperiencë të re në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"