ZYRTARE/ Refuzoi Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Evertonit bën hapa pas në karrierë. Transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 19:52

ZYRTARE/ Refuzoi Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Evertonit bën hapa pas në karrierë. Transferohet te skuadra e…

U trumbetua me të mëdha se do të ishte një nga talentet më premtues të momentit, por futbollisti me origjinë shqiptare, Shani Trashaj, rezultoi një dështim. 25-vjeçari, në të kaluarën u kontaktua nga FSHF dhe Federata e Kosovës, por vendosi t’i refuzonte, duke preferuar Zvicrën, me të cilën arriti të luante vetëm 5 ndeshje.

shani-tarashaj-1475682178-6242

Tarashaj arriti të shkëlqente te skuadra e Grasshopers, teksa siguroi kontratën e ëndrrave, duke u transferuar te Everoni. Aventura te skuadra e Premier Ligës, rezultoi një makth, pasi sulmuesi, u dëmtua duke këputur ligamentin e më pas theu këmbën.

Trashaj

Sulmuesi nuk arriti të linte shenjë as në huazimet te Frankfurti në Gjermani apo Emen në Holandë. Klubi i Premier Ligën vendosi të ndërpriste kontratën me shqiptarin e Zvicrës, ditët e fundit, ndërkohë që Tarashaj sot u rikthye në kampionatin ku shkëlqeu, duke firmosur me skuadrën e Zyrihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"