ZYRTARE/ Reali blindon portën, Perez i beson dhe për 5 vite Kurtuas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 13:55

ZYRTARE/ Reali blindon portën, Perez i beson dhe për 5 vite Kurtuas

Real Madrid ka rinovuar kontratën me Tibo Kurtua deri në vitin 2026.

perey

Madrilenët blindojnë kështu portën për 5 sezonet e ardhshme duke vepruar me zgjuarsi pasi Kurtua është një nga portierët më të mirë në qarkullim. Belgu u transferuar ne Madrid në verën e vitit 2018 nga skuadra e Çelsit dhe është titullar i padiskutueshëm në formacion.

Me largimin e Varane dhe Ramos, madrilenët arrijnë të mbajnë në skuadër një ndër shtyllat kryesore të skuadrës. Lajmin e bëri të ditur vetë  zyrtare e Real Madridit me anë të një postimi në “Twitter”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"