ZYRTARE/ Reali “blindon” portën, Kurtua firmos me madrilenët për 6 sezone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 23:01

ZYRTARE/ Reali “blindon” portën, Kurtua firmos me madrilenët për 6 sezone

Tashmë gjithçka është zyrtare. Tibo Kurtua është portieri më i ri i Realit të Madridit. Klubi nga kryeqyteti spanjoll, vetëm pak minuta më parë, në një deklaratë zyrtare, ka konfirmuar se belgu do të veshë fanellën e “los blancos”, për 6 sezonet e ardhshme.

kurtua

Kurtua kishte kohë që kishte shprehur të dëshirën të transferohej në Madrid, aty ku jetojnë edhe fëmijët e tij, për të qenë sa më pranë familjes. Por, Çelsi vendosi ta lërë të lirë, vetëm pasi zyrtarizoi portierin tjetër nga Madridi, por nga Atletiko, Kepa Arrizabalaga. Konferenca për shtyp do të mbahet ditën e nesërme, ku Kurtua do të thotë edhe fjalët e para si madrilen.

Marrëveshja me Çelsin është mbyllur për rreth 35 milionë euro. Siç raportojnë mediat spanjolle, kjo vlerë më e vogël e kartonit të tij është pranuar nga londinezët për shkakun se kontrata e tij skadonte vitin tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"