Zyrtare/ Qaka firmos me Steauan, ja të gjitha detajet e transferimit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 16, 2018 | 20:06

Zyrtare/ Qaka firmos me Steauan, ja të gjitha detajet e transferimit

Kamer Qaka u zyrtarizua ditën e djeshme tek ekipi i Steauas së Bukureshtit, ndërsa për të sot ishin rezervuar edhe vizitat mjekësore tek ekipi i ri. Por, ditën e sotme, teksa po kryente testet mjekësore, doktorët nuk janë bindur për t’i dhënë atij konfirmimin për tek ekipi i ri.

kamer qaka

Qakës iu kërkua që të kryente edhe një herë testet mjekësore, dhe në fund rezultatet dolën të kënaqshme dhe tashmë “ok” u dha për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Tashmë, ai firmosi 5 vjeçare me Steauan.

qaka

Pas 7 orësh bisedimesh, Qaka firmosi kontratatën, ndërsa kaluzola e tij do të jetë 20 milionë euro. Lajmi është konfirmuar nga presidenti Argasa. Ish-skuadrae e mesfushorit shqiptar do të përfitojë 440 mijë euro nga transferimi i tij, plus disponon 15 përqind të kartonit në rast të një transferimi tjetër.






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com