ZYRTARE/ Protestat në Katalonjë, anulohet klasikja mes Barcelonës dhe Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 11:56

ZYRTARE/ Protestat në Katalonjë, anulohet klasikja mes Barcelonës dhe Realit

Klasikja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që ishte programuar të luhej në 26 tetor, është anuluar. Ky është vendimi që ka marrë La Liga para pak momentesh.

barcelona-v-real-madrid-la-liga-5bd2d6bd713290150a000001

Frika nga incidentet dhe mungesa e sigurisë për këtë sfidë, kanë çuar në anulimin e saj.

Katalonja po vijon një periudhë protestash dhe momente të agravuara, që sollën dhe shtyrjen e këtij takimi.

Nuk dihet ende se kur do të luhet kjo ndeshje, por dihet fakti që deri në datën 21 tetor, pra të hënën do të merret vendimi përfundimtar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"