ZYRTARE/ Projekt ambicioz për të ardhmen, klubi i Kategorisë së Parë i beson stolin Gugash Maganit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 17:45

ZYRTARE/ Projekt ambicioz për të ardhmen, klubi i Kategorisë së Parë i beson stolin Gugash Maganit

Pasi prezantuan projektin ambicioz të stadiumit modern, “Arena Egnatia”, në Rrogozhinë, nuk kanë humbur kohë, për t’iu përveshur punës dhe për të ndërtuar një skuadër e cila do të jetë pretendente sezonin e ardhshëm.

mAGANI

Drejtuesit e Egnatia, kanë zyrtarizuar sot “timonierin” e ri, ai do të jetë Gugash Magani, një emër tepër i njohur në futbollin shqiptar, që ka drejtuar mjaft skuadra me emër, teksa së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës.

Tekniku peqinas ka nënshkruar për 2 sezone me skuadrën rrogozhinase, duke i pësuar projektit të nisur nga presidenti Agim Demrozi. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Ndërkohë pritet që në ditët e ardhshme me Egnatian të bashkohet edhe djali i trajnerit, Artur Magani, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit në kampionatin kosovar.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Gugash Magani nënshkruan me Egnatian. Futboll Klub Egnatia njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Gugash Magani.

Magani ka nënshkruan për 2 sezone me Egnatian duke besuar tek projekti i nisur nga presidenti Agim Demrozi. Tekniku Peqinas ka drejtuar disa skuadra në Shqiperi si Flamurtari, Tirana, Shkumbini, Besa, Teuta dhe Trepça 89.

Egnatia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"