ZYRTARE/ Gati të bashkohet me Gegën te Kukësi, ish-mesfushori i Partizanit mbyll aventurën me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 22:44

ZYRTARE/ Gati të bashkohet me Gegën te Kukësi, ish-mesfushori i Partizanit mbyll aventurën me…

Ardit Hila pritet të vazhdojë karrierën te Kukësi, teksa drejtuesit e klubit verilindor prej kohësh janë në bisedime me mesfushorin.Ardit Hila Prishtina

Sezonin e fundit, Hila ishte pjesë e Prishtinës me të cilët fitoi edhe Kupën e Kosovës, por vetëm pak minuta më parë nëpërmjet faqes zyrtare, ai ka njoftuar largimin nga ky klub.

“Përshëndetje miq! Nga sot nuk do të jem pjesë e Prishtinës. Kaluam një vit të suksesshëm, siç ishte edhe fitimi i Kupës. Falënderoj të gjithë pjesëtarët e klubit dhe shokët e ekipit, gjithashtu iu uroj shumë suksese në Europa Ligë”, shkruan Hila në postimin e tij.gega hila

Sezonin e kaluar Hila ishte një titullar i padiskutueshëm te Partizani, ku trajner ishte Skënder Gega dhe tani pritet të bashkohet përsëri me të, por këtë herë te skuadra e Kukësit.

ARD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"