ZYRTARE/ Prishtina godet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut që u shit për 300 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 20:55

ZYRTARE/ Prishtina godet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut që u shit për 300 mijë euro

U trumbetua se do të bëhej një lojtar i kalibrit të lartë Europian, por Agim Zeka vazhdon të lundrojë në ujra të turbullta.

Zeka55

Ish-futbollisti i Skënderbeut, i cili në janar të vitit 2017 u transferua nga korçaret drejt francezëve të Lilës për plot 300 mijë euro, është rikthyer te Prishtina, aty ku e ka nisur karrierën si futbollist.

Zeka

Zeka ka nënshkruar kontratë me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te Drita. 23-vjeçari është prezantuar zyrtarisht te kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës.

Agim Zeka

“Prishtina është klubi i zemrës dhe jam rikthyer me shumë dëshirë. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder për mua të paraqitem për ekipin në këtë vit kur edhe festohet 100 vjetori i themelimit të klubit”, deklaroi Agim Zeka, për faqen zyrtare të Prishtinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"