ZYRTARE/ Prezantohet Bledi Shkëmbi, trajneri korçar: Dua ta bëj Ballkanin si Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 15:35

ZYRTARE/ Prezantohet Bledi Shkëmbi, trajneri korçar: Dua ta bëj Ballkanin si Skënderbeu

Bledi Shkëmbi prezantohet zyrtarisht si trajneri më i ri i skuadrës së Ballkanit.

shkembi 1

Kjo është aventura e dytë në Superligën e Kosovës për trajnerin korçar pas aventurës me Lirinë në sezonin 2017/2018.

Shkëmbi në konferencën e tij të parë si trajner i Ballkanit ai deklaroi se do t’a bënte skuadrën nga Suhareka si Skënderbeu:

shkembi 2

Falenderoj drejtuesit për besimin. Është një kënaqësi dhe një ditë e kam ditur se do kthehesha në Kosovë pas trajnimit të Lirisë. Këtu objektivat janë të mëdha dhe është një klub me objektiva tëqarta. Vij me dëshirën dhe bindjen se këtu do kem sukses.

Klubi dhe skuadra kanë bërë një punë të shkëlqyer, futur edhe ish-trajnerin Munishi që kam shumë respekt. Do i mëshojmë shumë objektivit sepse është bërë një punë e madhe, duhet të kemi edhe fatin në krah.

Kampionati në Kosovë ka bërë hapa të mëdha përpara se nga koha kur isha unë. Kisha bindjen se kjo gjë do të ndodhte. Në Shqipëri kanë filluar të ndjekin edhe futbollin këtu.

shkembi 3

Titulli? Jam i bindur se jemi në garën për titull dhe lojtarët kanë treguar se e duan këtë gjë, ekipi është i kompletuar. Nëse do isha nga dita e parë e krijimit të skuadrës nuk do kisha asnjë pikëpyetje për lojtarët që janë, kanë atë çka duhet për titullin.

shkembi

Skënderbeu i ri? Duhet shumë punë për të arritur në hapat e Skënderbeut. Jemi në hapat e duhur. Është kënaqësi që unë si një ish-i Skënderbeut të stërvis një klub që do të ndjekë ato hapa. Është kënaqësi që të stërvis këta dje.”, përfundoi Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"