ZYRTARE/ Pjesë e Bajern Mynihut, futbollisti shqiptar ndryshon skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 18:41

ZYRTARE/ Pjesë e Bajern Mynihut, futbollisti shqiptar ndryshon skuadër

Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, i cili aktivizohet me ekipin e dytë të Bajern Mynihut është hazur te skuadra gjermane Union Berlin. 19-vjeçari firmosi sot si përforcim i klubit të kryeqytetit deri në fund të sezonit. Mesfushori me tipare sulmuese do të ketë tashmë mundësinë të fitojë përvojë në Bundesligë.

leon-dajaku-1920

Dajaku është huazuar deri në fund të sezonit dhe Union Berlini ka të drejtën e blerjes së kartonit pas verës.

Dajaku aktivizohet me ekipin e dytë të Bajern Mynihu dhe nuk ka mundur të luajë me ekipin e parë, si pasojë e konkurencës së lartë në kipin bavarez. Kujtojmë që 19-vjeçari ishte njëri prej preferencave të drejtorit të Milanit, Paolo Maldini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"