ZYRTARE/ Pezullohet ndeshja e parë e kompeticionit europian, qeveria nuk e lejon të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 23:13

ZYRTARE/ Pezullohet ndeshja e parë e kompeticionit europian, qeveria nuk e lejon të luhet

Sfida e raundit të 1/16-ave Bazel-Eintraht Frankfurt, e planifikuar për t’u luajtur në datën 19 mars, nuk do të zhvillohet.
Eintracht-Frankfurt-vs-FC-Basel-Europa-League

Shteti zviceran vendosi që për shkak të përhapjes në mase të koronavirusit në tokën helvete sfida mes skuadrave zvicerane dhe gjermane nuk mund të luhet as me dyer të mbyllura.

Ky është takimi i parë i kompeticionit europian që pezullohet. Përveç takimit Valencia-Atalanta, e cila do të luhet pa tifozë, rrezikohen dhe ndeshjet e tjera të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës të zhvillohen me dyer të mbyllura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"