ZYRTARE/ Pesë vite i kuq, Egzon Belica e mbyll përfundimisht me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 15:08

ZYRTARE/ Pesë vite i kuq, Egzon Belica e mbyll përfundimisht me Partizanin

Egzon Belica ka gjetur akordin me Partizanin për prishjen e kontratës. Mbrojtësi dhe klubi e kanë thyer tërësisht marrëdhënien mes tyre për shkak të mendimeve të ndryshme në lidhje me pozitat e zëvendës kapitenit në skuadër gjë që ka sjell largimin e tij.

BELICA 1

“Panorama Sport” mëson se pak minuta më parë, Belica ka marr letrat nga klubi përfundimisht pas një takimi që ka pasur me drejtuesit. Kontrata është zgjidhur me mirëkuptim pasi ai ishte dhe një vit nën kontratë.

Marrëveshja është e qartë, klubi do të kalojë në llogarinë e mbrojtësit pagat e prapambetura me lojtarin do firmosë letrën e largimit, për të kërkuar më pas një aventurë të re.

Belica largohet kështu nga klubi ku kontribuoi për 4 vite e gjysmë dhe ndihmoi në fitimin e titullit pas 26 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"