ZYRTARE/ Përforcime nga Brazili, sulmuesi 22-vjeçar bashkohet me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 10:52

ZYRTARE/ Përforcime nga Brazili, sulmuesi 22-vjeçar bashkohet me Egnatian

Egnatia nuk ka të ndalur dhe duket qartë që drejtuesit e klubit e kanë marrë seriozisht përfaqësimin në Kategorinë Superiore, gjë të cilën e tregon puna që po kryejnë në merkato. Ashtu siç njoftoi “Panorama Sport” më 3 gusht, Pedro Augusto Kabral Karvalho është zyrtarisht futbollist i skuadrë rrogozhinase.

Pedro Agusto

Sulmuesi 22-vjeçar ka dalë nga shkolla braziliane e futbollit e Amerika Minieros, por ekipi i fundit me të cilin është aktivizuar është Parana, që militon në Seria C në Brazil.

Pasi mori vizën, Pedro Augusto iu bashku menjëherë skuadrës së Maganit, për t’ia nisur përgatitjeve. Mbetet për të parë se cili do të jetë kontributi i sulmuesit 22- vjeçar me Egnatian në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"