ZYRTARE/ “Përforcim” pas kualifikimit në çerekfinale, Interi siguron sulmuesin për 3 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:40

ZYRTARE/ “Përforcim” pas kualifikimit në çerekfinale, Interi siguron sulmuesin për 3 vite

Aleksis Sançez është zyrtarisht lojtar i Interit. Sulmuesi kilian priti skadimin e kontratës me Mançester Junajtidin, ndërsa ka firmosur për 3 vite me zikaltërit.
Sancez
Lajmi vjen pasi skuadra e Antonio Kontes siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Europës duke mposhtur mbrëmë Getafen.

Megjithëse është aktivizuar më shumë pas rinisjes së kampionatit, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Arsenalit ka bindur trajnerin e ti dhe drejtuesit e Interit për të qenë plotësisht në dispozicion të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"