ZYRTARE/ Përforcim në sulm për Partizanin, të kuqtë firmosin me ëndrrën e vjetër të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 22:15

ZYRTARE/ Përforcim në sulm për Partizanin, të kuqtë firmosin me ëndrrën e vjetër të Tiranës

Klubi i Partizanit ka bërë sot zyrtarizimin e një përforcimi në repartin e avancuar, teksa ka prezantuar Matej Cvetanoskin si sulmuesin e ri në dispozicion të trajnerit Dritan Mehmeti. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, luan në të dy krahët dhe ka eksperiencë me klube të rëndësishme në kampionatin e vendit fqinj si Vardari e Shkupi, ndërsa së fundmi ka luajtur në Hungari me Gyirmot.

cvetanoski

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni”, shkruante klubi i kuq duke zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin.

Emri i Cvetanoskit në fakt ka qarkulluar shpesh në kampionatin shqiptar me Tiranën e cila ka tentuar disa herë të bindë sulmuesin që të bashkohej me bardheblutë, por transferimi i tij në kryeqytetin shqiptar tashmë është finalizuar nga të kuqtë.

sdsdsdsddddddddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"