Zyrtare / Partizani konfirmon trajnerin e ri, Luçiano Moxhi zgjedh Mark Iulianon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2017 | 13:05

Zyrtare / Partizani konfirmon trajnerin e ri, Luçiano Moxhi zgjedh Mark Iulianon

Partizani ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri i ri i skuadrës së kuqe për sezonin e ardhshëm do të jetë italiani 43-vjeçar Mark Iuliano. Ish-futbollisti i njohur i Juventusit është përzgjedhur nga Luçiano Moxhi për të qenë në krye të një projekti të ri që synon ta kthejë Partizanin në majat e futbollit shqiptar. Bashkë me të në stolin e të kuqve do të jetë dhe ndihmësi 41-vjeçar Aleksandro Dosena.

iuliano

Njoftimi i Partizanit

partizani

Njoftimi i Partizanit në Facebook

“TE MERKUREN, KLUBI PREZANTON TRAJNERIN E RI PER SEZONIN 2017 – 2018

Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së të mërkurës në ambjentet e klubit datë 26 korrik ora 11:00 , Mark Juliano dhe ndihmësi i tij Aleksandro Dosena do të prezantohen zyrtarisht përpara mediave.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"