Zyrtare / Partizani konfirmon goditjen e radhës, firmos mesfushori nga Panamaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 13:39

Zyrtare / Partizani konfirmon goditjen e radhës, firmos mesfushori nga Panamaja

Pas zbulimit të akordit nga mediat italiane, nuk ka vonuar shumë dhe Partizani ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato.

Partizani Herrera

Mesfushori Erik Herrera ka firmosur kontratë një vjeçare me “demat” dhe ditën e premte do t’i bashkohet skuadrës në Kasha të Italisë, ku Partizani do të zhvillojë dhe fazën përgatitore.

Herrea

25-vjeçari nga Panamaja luan si mesfushor krahu dhe në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Avelinos, Riminit, Leçes, Melfit dhe Paganeses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"