ZYRTARE/ Partizani konfirmon “divorcin” me 28-vjeçarin, futbollisti i “shkel syrin”… Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 20:26

ZYRTARE/ Partizani konfirmon “divorcin” me 28-vjeçarin, futbollisti i “shkel syrin”… Kukësit

Flilip Gligorov nuk është më pjesë e Partizanit. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

filip gligorov

Mbrojtësi u bashkua me “demat”, në merkaton e verës, por nuk mundi të bindte plotësisht drejtuesit, teksa palët vendosin të ndërprisnin bashkëpunimin pas vetëm 6 muajsh. Partizani falënderoi Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

“Panorama Sport” mëson se pas largimit nga Partizani, 28-vjeçari, i cili u aktivizua 7 ndeshje me fanellën e kuqe, është pranë transferimit te Kukësit. Maqedonasi me shumë gjasa mund t’i bashkohet skuadrës së Longos, duke ndjekur kështu rrugën e Mustës.

NJOFTIMI I PARTIZANIT: 

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"