ZYRTARE/ Partizani i merr Vllaznisë edhe Dajan Shehin, mbrojtësi firmos me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 23:33

ZYRTARE/ Partizani i merr Vllaznisë edhe Dajan Shehin, mbrojtësi firmos me “demat”

Tashmë është zyrtare, Dajan Shehi nuk është më pjesë e Vllaznisë, por në të njëjtë kohë është bërë lojtar i Partizanit.

dajan shehi

POSTIMI I DAJAN SHEHIT –

“Pas dy sezoneve të mrekullueshme me Vllazninë doja t’iu njoftoja se nuk do të jem më pjesë e klubit të Vllaznisë. I falënderoj shumë për mundësinë që më dhanë të isha pjesë e klubit, Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi. Falenderoj gjithashtu stafet teknike që kam punuar dhe më kanë mbështetur këto dy sezone ku isha i pranishëm. Sigurisht një falënderim i madh është dhe për të gjithë shokët e ekipit që kemi qëndruar të gjithë të bashkuar. Nuk mund të mungonte dhe falënderimi pët të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë që na kanë mbështetur dhe për çdo emocion që na kanë përcjell.”

“Panorama Sport” mëson se sot pasdite është arritur edhe akordi final i qendërmbrojtësit elbasanas me klubin e Partizanit.

Nesër Shehi do të prezantohet në Ohër nga drejtuesit e kuq, duke iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje në prag të ballafaqimit në Ligën e Konferencës. Gazeta zbulon se Shehi ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

201763801_902653710295407_6657715356981717489_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"