ZYRTARE/ Partizani forcon krahun e majtë, “demat” firmosin me mesfushorin koreano verior

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 11:55

ZYRTARE/ Partizani forcon krahun e majtë, “demat” firmosin me mesfushorin koreano verior

Klubi i Partizanit, vetëm pak minuta më parë, ka njoftuar arritën e marrëveshjes me So Hyon-Uk. 26-vjeçari nga Korea e Veriut, ka nënshkruar edhe një kontratë 2-vjeçare me “demat”.

so hyon uk

Mesfushori i cili aktivizohet në krahun e majtë, ka qenë pjesë edhe e kampionateve të tjerë në Ballkan, ku ka qenë pjesë e klubit të Zemun në Serbi, si dhe Zrinjski Mostar në Bosnje Hercegovinë, ndërkohë që ai ka luajtur edhe 33 ndeshje me kombëtaren e Koresë së Veriut.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"