ZYRTARE/ Nuk u stërvit me skuadrën në Ohër, lojtari tërheq “letrat” nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 21:25

ZYRTARE/ Nuk u stërvit me skuadrën në Ohër, lojtari tërheq “letrat” nga Vllaznia

Vllaznia i ka bërë dalje një tjetër futbollisti.

Samet-Ruqi-696x390

Mbrojtësi Samet Ruqi ka tërhequr dokumentacionin nga klubi kuqeblu ditën e sotme. Largimi i tij ishte paralajmëruar prej ditësh pasi ai nuk u thirr në grumbullimin e skuadrës shkodrane në Ohër, ku po përfundojnë fazën përgatitore.

Vllaznia e ka dhënë lajmin nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare.


Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme edhe zyrtarisht futbollisti Samet Ruqi nuk do të jetë më pjesë e saj. Me këtë lojtar kishte disa ditë që ishte ndërprerë bashkëpunimi megjithatë vetëm sot ai ka tërhequr dokumentacionin pranë zyrave të klubit duke qenë tashmë i lirë për të firmosur me çdo skuadër tjetër.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Samet Ruqi për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për ekipin tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"