ZYRTARE/ Nuk ndalet merkato në Shqipëri, Bylisi “rrëmben” një brazilian në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 14:28

ZYRTARE/ Nuk ndalet merkato në Shqipëri, Bylisi “rrëmben” një brazilian në Greqi

Edhe pse merkato e verës në Shqipëri ka përfunduar prej disa ditësh, Bylisi ka prezantuar ditën e sotme një futbollist të ri për repartin e sulmit.

Felipe Souza Barros Ferreira

Felipe Souza Barros Ferreira ka firmosur zyrtarisht me klubin ballshiot.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bylisit me anë të një komunikate në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook”, ku i uron mirëseardhjen 24-vjeçarit.

Braziliani vjen pas eksperiencës së fundit që kishte me ekipin e Kretës.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË BYLISIT –

“Zyrtare✍️

Felipe Souza Barros Ferreira, vjen nga Superliga greke, nga skuadra e njohur OFI KRETE dhe behet zyrtarisht pjese e kontigjentit tone.

Lojtari brazilian 24-vjecar luan si sulmues krahu dhe eshte nje perforcim me vlera per klubin tone!

#miresevjen

Sinceramente @felipesouzabarrosferreira”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"