ZYRTARE/ “Nuk mund të isha në një vend më të mirë”, Mançester Siti rinovon kontratën me Pep Guardiolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 13:09

ZYRTARE/ “Nuk mund të isha në një vend më të mirë”, Mançester Siti rinovon kontratën me Pep Guardiolën

Trajneri Pep Guardiola ka rinovuar kontratën me Mançester Sitin edhe për dy sezonet e ardhshme. Ai do të qëndrojë në krye të skuadrës së ‘qytetarëve’ deri në verën e vitit 2025.

200

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj në Mançester Siti edhe për dy vite të tjera. Nuk mund t’u jem mirënjohës të gjithëve që më besuan. Jam i lumtur dhe rehat këtu. Kam gjithçka që më nevojitet për të bërë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky klub do të jetë i mrekullueshëm për dekadën e ardhshme. Kjo ndodhi në dhjetë vitet e fundit dhe do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme sepse ky klub është shumë i qëndrueshëm. Që nga dita e parë ndjeva diçka të veçantë duke qenë këtu, nuk mund të isha në një vend më të mirë”, u shpreh Guardiola pas rinovimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"