ZYRTARE/ Nuk kanë fund largimet te Kukësi, verilindorët njoftojnë “divorcin” me një tjetër lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:35

ZYRTARE/ Nuk kanë fund largimet te Kukësi, verilindorët njoftojnë “divorcin” me një tjetër lojtar

Nuk kanë fund largimet te Kukësi. I fundit që ka mbyllur bashkëpunimin me verilindorët është Enis Gavazaj.

gavazaj

Siç edhe pritej, klubi ka njoftuar para pak minutash se mesfushori është larguar nga verilindorët. Sulmuesi nga Prizreni ka pasur një takim me presidentin e Kukësit ditën e sotme, ku është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit. Tashmë Gavazja është një lojtar i lirë dhe do të shikojë për alternativa të tjera, që të vazhdojë karrierën futbollistike.

Njoftimi i klubi:

Enis Gavazaj nuk është më pjesë e Kukësit! Sulmuesi nga Prizreni ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Presidenti i klubit dhe sulmuesi Gavazaj kanë pasur një takim me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Kontrata e Gavazajt përfundonte verën e ardhshme, megjithatë palët kanë shtrënguar duart duke ndërprerë kontratën parakohe.

Klubi i Kukësit e falënderon Enis Gavazajn për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Enis!

kuk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"