ZYRTARE/ Nuk kanë fund firot te Skënderbeu, futbollisti i radhës shpall “divorcin” me korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 13:11

ZYRTARE/ Nuk kanë fund firot te Skënderbeu, futbollisti i radhës shpall “divorcin” me korçarët

Pas Leard Sadriut, Bekim Rexhepit, Zhan Viktorit dhe Agnaldo Moraeshit, radha për të shpallur zyrtarisht “divorcin” me Skënderbeun është e mbrojtësit, Dajan Shehi.

DAJAN SHEHI

25-vjeçari elbasanas ka njoftuar largimin nga klubi korçar me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ku shkruan fjalë lamtumire për skuadrën që ra në Kategorinë e Parë:

“Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falenderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar. Faleminderit Skënderbeu! Do më mungoni çuna”, ishin dy postimet e Dajan Shehit.

Më parë Shehi ka mbajtur veshur edhe fanellat e Teutës, Besës, Hajduk Split II, Kastriotit, Vllaznisë dhe Partizanit.

283765311_359164632775583_8121004930372808569_n

284181545_777268880302268_7066085524161596837_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"