ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Teuta zbulon të ardhmen e Hebajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 23:10

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Teuta zbulon të ardhmen e Hebajt

U përfol shumë gjatë merkatos, për një largim të mundshëm të sulmuesit Rubin Hebaj, nga Teuta, pas afrimit të Blerim Krasniqit, teksa në skenë dolën ekipe si Vllaznia dhe Skënderbeut, por shkodrani i ka dhënë fund çdo dilemë duke rinovuar kontratën edhe për një vit me skuadrën durrsake të drejtuar nga Edi Martini. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar gjithçka duke shkruar:

Hebaj Beitar

“Teuta i ka zgjatur kontratën për një vit tjetër sulmuesit Rubin Hebaj, deri në verën e 2021, pasi kontrata aktuale i kishte skaduar në fund të këtij sezoni. Hebaj ka firmosur kontratën e re deri në verën e vitin 2021, në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe drejtuesve të tjerë të klubit.

Sulmuesi, Rubin Hebaj i cili ka spikatur në sezoni që lam pas duke shënuar edhe tre gola të rëndësishëm ndaj Beitar në Europa League dhe Tiranës në finalen e superkupës ,e ka zgjatur edhe për një vite marrëveshjen e tij me klubin e futbollit Teuta”, përfundon klubi durrsak.

Teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"