ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, sulmuesi i Skënderbeut firmos me skuadrën kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 12:16

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, sulmuesi i Skënderbeut firmos me skuadrën kosovare

Sulmuesi nigerian Oto Xhon është tashmë lojtari më i ri i skuadrës së Prishtinës.

oto xhon

Pas shumë bisedimeve, Oto Xhon la Skënderbeun dhe u bashkua me Prishtinën në merkaton e janarit. 21-vjeçari ishte pjesë e korçarëve që prej verës së vitit 2018, por vetëm një gol në 15 ndeshjet e këtij sezoni, bën që korçarët të lejonin largimin e sulmuesit.

“Në Prishtinë vendosa të vije sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Dhe, kur më ftoi kryetari Ejupi, e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin.Po, kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse patjetër që ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet, e di çfarë kërkohet dhe shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin .Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka”, shprehet Oto Xhon për faqen zyrtare të klubit.

prishtina

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"