ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime për të ardhmen, Arlind Ajeti kalon në Itali dhe prezantohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 21:56

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime për të ardhmen, Arlind Ajeti kalon në Itali dhe prezantohet te skuadra e…

Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, më saktë në Serinë B me skuadrën e Rexhianës, me të cilët ka firmosur së fundmi.

Arlind ajeti

Prej dy vitesh, mbrojtësi nuk po kalon momente të mira, teksa është kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Nga shkurti i sezonit të kaluar, mbrojtësi ishte pjesë e Vejle në Danimarkë, teksa në merkaton e janarit u përfol edhe për një interesim të Tiranës për mbrojtësin, diçka që nuk u konkretizua.

AJETI (1)

Megjithatë tani karriera e futbollistit mund të marrë një drejtim tjetër, teksa ai ka firmosur ditën e sotme kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Rexhianës. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Ajetin, pasi ka mundësi që rigjejë formën më të mirë dhe mundësitë për t’u grumbulluar në Kombëtare janë të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"