ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Jurgen Goxha largohet nga Shqipëria dhe prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:47

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Jurgen Goxha largohet nga Shqipëria dhe prezantohet te skuadra e re

Jurgen Goxha zhvilloi një sezon shumë të mirë me Bylisin këtë vit, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan, ku do të luajë për Gabala.

goxxha

Kanë qenë këta të fundit, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare, kanë prezantuar afrimin e mbrojtësit 28-vjeçar.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Goxha pritet të përfitojë 9 mijë dollarë në muaj te skuadra e re, një shumë madhe kjo për lojtarin, që tashmë do të kërkojë të tregojë paraqitje të shkëlqyera edhe ën Azerbajxhan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"