ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Cikalleshi firmos në Superligë, por vetëm në huazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 23:10

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Cikalleshi firmos në Superligë, por vetëm në huazim

Tashmë nuk ka më dyshime. Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe për sezonin e ri, pasi edicionin e kaluar u rrëzua me skuadrën e Osmanlisporit.

cikalleshi

Siç ishte lajmëruar edhe ditën e djeshme nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares ka firmosur ditën e sotme për skuadrën e Goztepes, ku për një sezon do të jetë në huazim. Ky ishte vendim i skuadrës së Osmanlisporit, që nuk donin ta shisnin, por vetëm ta huazonin në elitë për këtë sezon.

Cikalleshi shënoi 8 gola në 29 ndeshje, në sezonin e kaluar, dhe tashmë tek Goztepe kanë shpresa të mëdha për kavajasin, për të qenë një pikë referimi në sulmin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"