ZYRTARE/ Nuk ka më diskutime, Iker Kasijas i thotë lamtumirë futbollit të luajtur pas 22 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 14:09

ZYRTARE/ Nuk ka më diskutime, Iker Kasijas i thotë lamtumirë futbollit të luajtur pas 22 vitesh

Iker Kasijas mbyll përfundimisht çdo mundësi për të luajtur sërish. Pasi festoi ngritjen e trofeve me Porton, skuadrën e tij të fundit, gardiani spanjoll publikoi një mesazh domethënës në rrjetet sociale ku linte të kuptohej gjartë se karriera e tij në fushën e luajtur mbyllet pas 22 vitesh.
KASIJAS
Më pas, Reali, klubi ku ai u rrit dhe arriti majat,  falenderoi dhe shprehu mirënjohje për ish-kapitenin që fitoi gjithçka në karrierë me madrilenët dhe Spanjën.

Tërheqja e Kasijasit ishte paralajmëruar prej kohësh, për shkak të probleme në zemër që përjetoi në maj të 2019-ës. Në fund të muajit të kaluar, Kasijas deklaroi se do të punojë si këshilltar i presidentit të Realit  Florentino Perez.

Nga ana tjetër, ai ka vendosur të kandidojë për postin e presidentit të Federatës Spanjolle.

“E rëndësishme është rruga që ti zgjedh të udhëtosh dhe njerëzit që të shoqërojnë, jo destinacioni. Puna dhe sakrifica të ndihmojnë të ecësh vetëm në këtë rrugë. Mund të them pa frikë se ka qenë rruga me fundin e ëndërruar”, shkruan “San Iker”.

Iker Kasijas konsiderohet njëri prej portierëve më të mirë në histori. Për pritjet e jashtëzakonshme, ai është pagëzuar nga tifozët si “San Iker”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"