ZYRTARE/ Nuk ka fund eksodi te Laçi, largohet edhe sulmuesi: Nder dhe kënaqësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 12:10

ZYRTARE/ Nuk ka fund eksodi te Laçi, largohet edhe sulmuesi: Nder dhe kënaqësi

Laçi është kthyer në një kantier dhe në këtë merkato vere ka pasur largime të shumta. Së fundmi, edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj ka zyrtarizuar largimin nga skuadra kurbinase.

SHKURTAJ

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, sulmuesi ka njoftuar se bashkëpunimi me Laçin ka përfunduar. Shkurtaj u afrua te Laçi në merkaton e verës duke shënuar edhe 6 gola me bardhezinjtë por si duket, nuk ka bindur.

Shkurtaj e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi në të shkuarën ishte pjesë e Kukësit ku edhe bëri sezon fantastik, ndërkohë që ka shkëlqyer edhe me Luftëtarin më parë. “Faleminderit KF Laçi. Ishte nder dhe kënaqësi”, shkruan Shkurtaj në profilin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"